Bota

Lufta/ OKB: Më shumë se 9.000 civilë të vrarë në Ukrainë

Sipas të dhënave të OKB-së, 15.779 civilë janë plagosur.

20 Qershor 2023, 09:03 Nga f.i
Lufta/ OKB: Më shumë se 9.000 civilë të vrarë në
foto ilustruese

UKRAINË- Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara tha se 9.083 civilë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar rus në shkurtin e kaluar deri më 18 qershor të këtij viti. Sipas të dhënave të OKB-së, 15.779 civilë janë plagosur.

Vetëm në qershor, 112 civilë u konfirmuan se janë vrarë dhe 445 të tjerë të plagosur, tha OKB-ja përmes një deklarate. OKB paralajmëroi se numri i vërtetë i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë për shkak se ka vonesa në pranimin e informacioneve nga disa vende ku luftimet e ashpra po vazhdojnë, duke shtuar se disa raporte ende duhet të konfirmohen.

“Kjo ndodh, për shembull, në Mariupol [rajoni i Donjeckut], Lisiçansk, Popasna dhe Severodonjeck [rajoni i Luhanskut] ku ka supozime se ka një raste të vrasjeve të civilëve”,- tha OKB.

Shumica e viktimave ishin vrarë nga zjarri i artilerisë së rëndë, por edhe nga raketat dhe sulmet ajrore, tha OKB-ja. Më 19 prill, Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës tha se kishte regjistruar afër 80.000 krime potenciale të luftës të kryera nga ushtria ruse që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022. Ukraina insiston në krijimin e një tribunali ndërkombëtar për krimin e agresionit të Rusisë.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2023, 08:04 I.A

Çmimi i Paqes për Salman Rushdie

Salman Rushdie GJERMANI- Salman Rushdie, 76 vjeç, i cili u plagos rëndë verën e kaluar në një sulm, do ta marrë &Ccedi...