Bota

Biden: Përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia është një kërcënim "real’

Biden e quajti njoftimin e Putinit se Rusia kishte vendosur armët e saj të para taktike bërthamore në Bjellorusi “absolutisht të papërgjegjshme”.

20 Qershor 2023, 09:10 Nga f.i
Biden:  Përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden u shpreh se kërcënimi i Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore taktike është “real”, disa ditë pasi ky i fundit paralajmëroi vendosjen e armëve të tilla në Bjellorusi, shkruajnë mediat e huaja.

Gjatë një vizite në Palo Alto, në Kaliforni, Biden e quajti njoftimin e Putinit se Rusia kishte vendosur armët e saj të para taktike bërthamore në Bjellorusi “absolutisht të papërgjegjshme”.

"Gjatë vizitës sime të fundit këtu, rreth dy vjet më parë, thashë se kisha frikë nga tharja e lumit Kolorado dhe të gjithë më mendonin sikur të isha i çmendur. Ata më shikonin si kur thashë se kisha frikë (Presidenti rus, Vladimir) Putin mund të përdorte armë taktike bërthamore. Është (një rrezik) real”, -tha Biden.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj armëve bërthamore strategjike në përgjigje të vendosjes dhe nuk kanë parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitet të përdorë një armë bërthamore.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2023, 08:04 I.A

Çmimi i Paqes për Salman Rushdie

Salman Rushdie GJERMANI- Salman Rushdie, 76 vjeç, i cili u plagos rëndë verën e kaluar në një sulm, do ta marrë &Ccedi...