Bota

E RALLË/ Anija kozmike e NASA-s kap imazhin e rrufesë fantazmë në Jupiter

Rrufeja e gjelbër u pa brenda një prej vorbullave të shumta që grumbullohen pranë polit verior të Jupiterit.

20 Qershor 2023, 08:55 Nga f.i

E RALLË/ Anija kozmike e NASA-s kap imazhin e rrufesë fantazmë

imazhi

SHBA- Një anije kozmike e NASA-s kapi shkëlqimin e frikshëm të rrufesë brenda një vorbulle rrotulluese në Jupiter. Rrufeja e gjelbër u pa brenda një prej vorbullave të shumta që grumbullohen pranë polit verior të Jupiterit, raporton CNN.

Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë shumë aspekte të Jupiterit, planetit më të madh në sistemin diellor, duke përfshirë stuhitë e tij masive dhe mënyrën se si rrufetë dhe ngjarje të ngjashme me vetëtimat ndodhin në gjigantin e gazit.

E RALLË/ Anija kozmike e NASA-s kap imazhin e rrufesë fantazmë

Rrufeja vjen nga retë e ujit në Tokë, dhe shumica e goditjeve ndodhin pranë ekuatorit. Por në Jupiter, goditjet dalin nga retë që janë rezultat i amoniakut dhe ujit, dhe ato ndodhin më shpesh pranë poleve të planetit.

planeti jupiter rrufe

Sondazh

Poll

Bota 20 Qershor 2023, 08:04 I.A

Çmimi i Paqes për Salman Rushdie

Salman Rushdie GJERMANI- Salman Rushdie, 76 vjeç, i cili u plagos rëndë verën e kaluar në një sulm, do ta marrë &Ccedi...