Aktualitet

'Do jesh kryetar Bashkie për disa ditë...'/ Klodiana Lala: Safet Gjici e dinte, një anëtar i Këshillit i tregoi

Sipas gazetares, një anëtar i Këshillit Bashkiak i ka thënë se Gjici do ishte në krye të bashkisë edhe për disa ditë.

19 Qershor 2023, 21:33 Nga A.B
'Do jesh kryetar Bashkie për disa ditë...'/ Klodiana Lala:
Klodiana Lala

TIRANË- Safet Gjici e dinte prej kohësh regjistrimin e videos. Kjo u bë e ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se një anëtar i Këshillit Bashkiak i ka thënë se Gjici do ishte në krye të bashkisë edhe për disa ditë.

“Dyshimet e para të SPAK janë që video është realizuar nga vajza, por se kush fshihet pas saj është ende në hetim. Nuk është zbuluar nga ku ka dalë fillimisht. Gjici besohet se ka qenë në dijeni të videos, pasi një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak i është drejtuar Gjicit se do qëndrojë edhe disa ditë në krye të bashkisë se do e shohë çfarë do i ndodhë. Gjici pranoi se kishte lidhje intime me vajzën, gjë që bie pas publikimit të videos së plotë'

Ditën e sotme, SPAK zbarkoi në ambientet e Bashkisë së Kukësit ku sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë por edhe dokumente të ndryshme. Sekuestrimet janë bërë në kuadër të hetimit që po kryhet për shpërdorim detyre ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili u përfshi në skandal, pas publikimit të një video ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua tashmë të identifikuar./Dosja.al

klodiana lala safet gjici

Sondazh

Poll