Aktualitet

Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes në aksin Levan-Tepelenë, shoferi shpëton pa dëmtime

Burimet bëjnë me dije se makina tip “Benz” me targa AA615RX, ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje.

19 Qershor 2023, 18:45 Nga DOSJA
Makina shpërthen në flakë gjatë ecjes në aksin
foto ilustruese

MALLAKASTËR- Një mjet ka marrë flakë mesditën e sotme në Behaj të Mallakastrës, në aksin rrugor Levan-Tepelenë. 

Burimet bëjnë me dije se makina tip “Benz” me targa AA615RX, ka marrë flakë teksa ka qenë në ecje. 

Sapo ka parë tymin, shoferi ka dalë menjëherë nga mjeti. Paraprakisht mësohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. 

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sondazh

Poll