Aktualitet

Zjarr në një banesë në Pogradec, gruaja tenton të shuajë flakët, pëson djegie në duar dhe këmbë

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.

19 Qershor 2023, 18:23 Nga A.B
Zjarr në një banesë në Pogradec, gruaja tenton të
Foto ilustruese

POGRADEC- Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Gështenjas në Pogradec. Banesa është në pronësi të gruas së identifikuar Yrfete Elmasllari. Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orendi në banesë por është lënduar edhe gruaja e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.

Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.

/Dosja.al

zjarr ne pogradec yrfete elmasllari

Sondazh

Poll