Aktualitet

EMRAT- Të shtënat me armë, ja kush janë anëtarët e fisit Rryçi që u konfliktuan me fisin Gjoka

Gjatë kësaj kohe, pati edhe të shtëna me armë zjarri në ajër nga ana e 4 vëllezërve, të cilët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.

19 Qershor 2023, 20:32 Nga A.B
EMRAT- Të shtënat me armë, ja kush janë anëtarët e
Policia

KRUJË- Gjashtë persona 6 persona u përfshinë në një konflikt ditën e sotme në Krujë, për shkaqe momentalisht të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të dy vëllezërve D. Gjoka dhe K. Gjoka.

Në dyqanin e tyre kishin shkuar 4 persona, Roland Rryçi, Besmir Rryçi, Blenard Rryçi dhe Ahmet Rryçi, po ashtu vëllezër me njëri-tjetrin dhe mes palëve shpërtheu një konflikt me sende të forta. Gjatë kësaj kohe, pati edhe të shtëna me armë zjarri në ajër nga ana e 4 vëllezërve, të cilët më pas u larguan nga vendi i ngjarjes. Ndërsa dy vëllezërit, që ishin dhe pronarët e dyqanit, mbetën të lënduar, pasi u dhunuan me sende të forta nga pala tjetër.

Autoritetet policore kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, si dhe kapjen e 4 vëllezëve Rryçi që ndodhen në arrati./Dosja.al

te shtena me arme ne kruje

Sondazh

Poll