Aktualitet

Në krye 2 shqiptarë/ Shkatërrohet banda e trafikimit të drogës në Itali, sekuestrohen 10 kg kokainë

Karabinierët e kompanive Breno (Bs) dhe Clusone (Bg), në kuadër të një aktiviteti hetimor të koordinuar nga Prokuroria Publike e Breshias, zbërtheu një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, përgjegjëse për trafik ndërkombëtar dhe tregtim të sasive të mëdha të kokainës.

19 Qershor 2023, 11:46 Nga I.A
Në krye 2 shqiptarë/ Shkatërrohet banda e trafikimit të
Te arrestuarit

ITALI- Një bandë tafikimi droge është shkatërruar nga autoritetet italiane ditën e djeshme. Primatreviglio shkruan se kjo bandë kryesohej nga dy shqiptarë dhe e kryenin aktivitetin e tyre mes Italisë, Belgjikës dhe Holandës. Karabinierët e kompanive Breno (Bs) dhe Clusone (Bg), në kuadër të një aktiviteti hetimor të koordinuar nga Prokuroria Publike e Breshias, zbërtheu një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, përgjegjëse për trafik ndërkombëtar dhe tregtim të sasive të mëdha të kokainës.

Operacioni bëri të mundur vënien para përgjegjësisë të anëtarëve të një organizate kriminale të mirëorganizuar dhe të strukturuar, të dedikuar për trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike, të importuara nga jashtë dhe të selektuara në provincën e Brescias, Bergamos dhe në provinca të tjera të shumta të Italisë qendrore-veriore. Në qendër të strukturës ishin dy vëllezër shqiptarë me banim në Fiesole (Fi), të cilët në Toskanë kishin ngritur bazën logjistike dhe qendrën e klasifikimit për ngarkesat e drogës që lëviznin drejt Italisë veriore.

Hetimi antidrogë, i zhvilluar në pak më pak se dy muaj, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 7 personave, zbatimin e urdhër-arresteve ndaj 11 personave dhe sekuestrimin e 11 kg kokainë, 1 kg marijuanë dhe rreth 50 mijë euro cash. Dy vëllezërit përdorën një korrier italian me banim në provincën e Pistoias, të cilit iu besua detyra për të shkuar jashtë vendit për të tërhequr ngarkesat e kokainës. Për udhëtimet, korrieri përdori dy makina, të sekuestruara, të pajisura me funde të dyfishta që lejonin fshehjen e drogës dhe kalimin e çdo kontrolli policor.

shkaterrohet banda ne itali

Sondazh

Poll