Aktualitet

Nuk kanë marrë dy muaj pagat/ Punonjëset e rrobaqepësisë në Fier: Do ngremë padi, punën ua kemi bërë

Ato kanë theksuar se i kanë pushuar pa asnjë shpjegim dhe nuk kanë marrë as pagën e tyre.   

19 Qershor 2023, 11:59 Nga I.A
Nuk kanë marrë dy muaj pagat/ Punonjëset e
Protestuesit

FIER- Punonjëset e një rrobaqepësie në Fier kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi nuk kanë marrë pagat e tyre. Kjo rrobaqepësi është mbyllur një vit më parë, por rreth 70 gra dhe vajza nuk janë paguar 2 muajit e fundit të punës. 

Protestueset kanë theksuar se do të ngrenë padi në gjykatë nëse nuk marrin zgjidhje për problemin e tyre. Ato kanë theksuar se i kanë pushuar pa asnjë shpjegim dhe nuk kanë marrë as pagën e tyre.   

“Kemi dy muaj dhe 10 ditë pa marrë pagat. Na hodhën në rrugë të madhe pa asnjë arsye. Ku kanë vajtur lekët tona. Përgjegjëset thonë do t’i merrni," tha një protestuese.

“Punën ua kam bërë në maksimum. Rrija deri në 7 të darkës. I rrinim dhe tani ne duam lekët. Edhe në gjykatë do t’i hedhim, kam 900 mijë lekë pa marrë. Jam pa punë," tha një tjetër.

proteste ne fier

Sondazh

Poll