Art&Argëtim

Bridgerton po vjen sërish: Fotot e para të sezonit të ri dhe romanca që të gjithë kemi pritur

Penelope dhe Colin më në fund po afrohen. Ose të paktën kështu shpresojmë.

19 Qershor 2023, 13:28 Nga k.m.
Bridgerton po vjen sërish: Fotot e para të sezonit të ri dhe
Personazhi Penelope

LONDËR- Pas suksesit të madh të serialit prequel Bridgerton, "Përralla e Mbretëreshës Charlotte", saga televizive që sillet rreth jetës në Londrën kozmopolite në fillim të shekullit të 19-të vazhdon, këtë herë me historinë e librit të katërt të serisë nga Julia Quinn, i cili fokusohet mbi romancën që të gjithë e kemi pritur, përkatësisht atë mes Penelope Featherington dhe Colin Bridgerton.

Platforma e përmbajtjes Netflix ka publikuar fotot e para të sezonit 3, ku shohim “diçka po ndodh” mes dy fqinjëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bridgerton (@bridgertonnetflix)

Nicola Cochlan, e cila luan rolin e Penelopës, u gjend në një pozicion shumë të vështirë në fund të sezonit të dytë, nga njëra anë sepse dëgjoi Colin duke folur me miqtë e tij për të me një ton poshtërues dhe nga ana tjetër për shkak të problemet e tyre familjare, pas vdekjes së babait, i cili i la në një pozitë shumë të vështirë, veçanërisht nga pikëpamja financiare.

Kështu që Penelope ka vendosur t'i lërë mënjanë mendimet e saj për Colin, në mënyrë që të gjejë një burrë që do ta respektojë ashtu siç dëshiron ajo - dhe natyrisht do ta mbrojë identitetin e saj të dyfishtë si "Lady Whistledown". Megjithatë, vetëbesimi i saj i ulët është një faktor kyç për shkak të të cilit “gjuetia” e burrit nuk do të shkojë shumë mirë. 

bridgerton

Sondazh

Poll