Art&Argëtim

Xhensila Myrtezaj dhe Kejsi Tola bëjnë 'xing' me veshjet në dasmat VIP, ja sa kushtoi fustani i zgjedhur nga këngëtaret

Fustani me lule nga linja “Zimmermann’s Wonderland”, duket se ka qenë një veshje e preferuar nga këngëtaret e ftuar në dasmat e përfoluar të Klea Hutës dhe Elgit Dodës dhe së fundmi të moderatores Arbana Osmani dhe Eduart Greshajt.

19 Qershor 2023, 10:49 Nga f.i
Xhensila Myrtezaj dhe Kejsi Tola bëjnë 'xing' me veshjet
Xhensila Myrtezaj dhe Kejsi Tola

TIRANË- Ceremonitë e kurorëzimit të VIP-ave këtë sezon, kanë bërë që të ftuarit të luajnë me ngjyrat pranverore në dasmat e tyre.

Këngëtarja Kejsi Tola dhe Xhensila Myrtezaj kanë bërë "xing' me fustanin me lule në dasmat e fundit. E para që e ka veshur ka qenë Kejsi Tola, e cila ishte e ftuar në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Por edhe këngëtaraj Xhensila Myrtezaj e ka parë si zgjedhje të përshtatshme fustanin me lule për ceremoninë e dasmës në Toskana të Arbana Osmanit.

Fustani me lule nga linja “Zimmermann’s Wonderland”, duket se ka qenë një veshje e preferuar nga këngëtaret e ftuar në dasmat e përfoluar të Klea Hutës dhe Elgit Dodës dhe moderatores Arbana Osmani dhe Eduart Greshajt. 

Me një material të freskët linoje dhe me kopsa të theksuara para, ka një çmim fillestar në internet prej 975 eurosh.

xhensila myrtezaj kejsi tola

Sondazh

Poll