Art&Argëtim

Dasma e ‘blinduar’! Me foto nga vendi i ceremonisë, Arbana Osmani tregon se dëshironin ta mbanim për vete këtë moment

Dy ditë nga dasma akoma nuk ka asnjë foto të çiftit të sapomartuar dhe Arbana ka sqaruar pse dëshironte që çdo gjë të ishte e fshehtë. 

19 Qershor 2023, 11:45 Nga f.i
Dasma e ‘blinduar’! Me foto nga vendi i ceremonisë, Arbana
Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani

TIRANË- Ndryshe nga ceremonitë e tjera të VIP-ave, moderatorja Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj vendosën që dasma e tyre të ishte e fshehtë. Të ftuarit duhet të zbatonin rregullin ‘asnjë foto në rrjetet sociale’ nga ceremonia  ekurorëzimit në Toskana.

Dy ditë nga dasma akoma nuk ka asnjë foto të çiftit të sapomartuar, por Arbana ka publikuar imazhe nga vendi ku u mbajt ceremonia dhe ka sqaruar pse dëshironte që çdo gjë të ishte e fshehtë. 

"Pak ditë më parë, në një ceremoni private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësine tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë e pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe ne do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë,"- u shpreh moderatorja.

dasma e arbana osmanit

Sondazh

Poll