Art&Argëtim

Artistë ndërkombëtar në edicionin e 7 të Festivalit të Kitares

Këto seksione intensive janë një rast i shkëlqyer për t'i frymëzuar dhe udhëhequr muzikantët e rinj drejt një kariereje të suksesshme në botën e muzikës.

18 Qershor 2023, 21:21 Nga k.m.
Artistë ndërkombëtar në edicionin e 7 të Festivalit
Pamje nga koncerti

Festivali i Kitarës po zhvillon edicionin e tij të 7-të, dhe entuziazmi për këtë event tërheqës muzikor është gjithmon në rritje. Tradita e përkushtimit ndaj muzikës, si dhe mbështetjen e talenteve të reja vazhdon edhe këtë vit. Ky festival është i njohur për promovimin e muzikës së kitares në të gjitha  formatet dhe stilet e saj. Koncertet po zhvillohen në të gjithë Shqipërinë  nga interpretues brilant që krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme. Përveç koncerteve janë zhvilluar dhe seminaret dhe masterklasat, të drejtuar nga artistët e njohur. Këto seksione intensive janë një rast i shkëlqyer për t'i frymëzuar dhe udhëhequr muzikantët e rinj drejt një kariereje të suksesshme në botën e muzikës.

Drejtori Artistik i festivalit, Dr. Denis Bizhga shprehet se: Festivalet muzikore jane institucione artistike qe promovojne kulture dhe ndikojne drejtperdrejte ne zhvillimin e nje turizmi muzikor.

Pjesëmarrës në këtë edicion të festivalit ishin  personalitete të njohura të botës së kitarës si Marko Battaglia nga Italia, i cili solli  një performancë emocionuese dhe teknikisht të përkryer për publikun duke luajtur me një kitare historike një program që përfshin kompozitorë të periudhës së 1800-të, duke përmendur Mauro Giuliani, Johan Kaspar Mertz dhe Giulio Regondi.

Duo nga Danimarka Gantriis-Zimmermann  performuan në krujë duke ofrurn  një udhëtim magjepsës  nëpër hartën muzikore të botës, ku muzika popullore dhe këngët e vendeve të ndryshme riinterpretohen ose aranzhohen në atë mënyrë që të lindë muzika e re, frymëzuar nga traditat.

Nga Viena performuan, duo Pavlova - Böhm në Elbasan dhe Tiranë, duke sjellë koncertin e tyre "Danub Impressions".

Synimi është të prezantojmë një gamë të gjerë të repertorit të muzikës së dhomës, duke përfshirë vepra të kompozitorit të njohur hungarez Bella Bartok, Johann Kaspar Mertz, i lindur në Bratislavë, dhe Atanas Ourkousounov nga Bullgaria. Kjo përvojë muzikore është një udhëtim nëpër shekuj dhe një rrugëtim muzikor nëpër Evropë.

Programi angazhon dëgjuesin në mënyrë aktive. Nga njëra anë, kthehemi pas në kohë në epokën e artë të muzikës klasike, duke krijuar një lidhje të veçantë me traditat e muzikës së shkruar në kohën e shkëlqimit të Vjenës. Nga ana tjetër, shkojmë përtej kufijve gjeografikë, duke përfshirë kompozitorë të ndryshëm që vijnë nga vende të ndryshme, duke treguar se arti mund të kalojë mbi kufijtë dhe të bashkojë njerëzit nëpërmjet muzikës.

"Danub Impressions" solli një përvojë të rrallë muzikore, për të shijuar historinë, kulturën dhe lidhjet e muzikës me mjedisin ku është krijuar.

Për të mbushur festivalin me magjinë e tij,  kitaristi i famshëm Jose Maria Gallardo del Rey do të performoj në 1 korrik në sallën “Tonin Harapi” në Tiranë. Gallardo del Rey është një personalitet i njohur në botën e muzikës, i njohur për virtuozitetin e tij dhe interpretimet e mrekullueshme, ai do të sjellë një performancë të shkëlqyeshme dhe do të frymëzojë të gjithë të pranishmit me pasionin e tij për muzikën.

Etapa e rradhës e festivalit të kitares do të jetë  në date 28 qershor me koncertin solistik në qytetin e Shkodrës të kitaristit  Denis Bizhga. Një program i larmishëm e pret publikun shkodran, duke nisur nga muzika baroke tek ajo konterporane.

Festivali i kitares do të mbyllet në datë 1 korrik me  kitaristin e  famshëm Jose Maria Gallardo del Rey, i cili do të performojë një program të veçantë që përfshin kompozitorë spanjollë. Do të jetë një përmbledhje të pasur e muzikës spanjolle për kitare dhe do të krijojë një atmosferë autentike spanjolle për të gjithë të pranishmit.

Gallardo del Rey është një personalitet në botën e muzikës. I njohur për virtuozitetin e tij dhe interpretimet e mrekullueshme, ai do të sjellë një performancë të shkëlqyer dhe do të frymëzojë të gjithë të pranishmit me pasionin e tij për muzikën, duke sjellë përpara audiencës  Shqiptare  një përvojë të veçantë me tingujt e kitares spanjolle.

Me interpretimet e tij të mrekullueshme, Gallardo del Rey do të shfaqë veprat më të njohura të kompozitorëve spanjollë si Francisco Tárrega, Isaac Albéniz dhe Joaquín Rodrigo. Ky program tërheqës dhe emocionues do të sjellë në pah pasurinë dhe diversitetin e muzikës spanjolle, duke e bërë atë një hapje të mahnitshme për javën e kulturës spanjolle në Shqipëri.

Performanca e Jose Maria Gallardo del Rey do të hap javën e kulturës spanjolle  në Shqipëri, si një mundësi e shkëlqyer  për të njohur më mirë trashëgiminë muzikore të Spanjës.

Dr. Denis Bizhga

Artistic director | Albania Guitar Festival

festivali i kitarës

Sondazh

Poll