Bota

Rëndohet bilanci në Brazil, 13 të vdekur nga kalimi shkatërrues i ciklonit

Dy trupa të tjerë u zbuluan në qytetin bregdetar Karaa, një nga qytetet më të goditura, duke e çuar numrin e të vdekurve nga stuhia në 13.

19 Qershor 2023, 09:37 Nga k.m.
Rëndohet bilanci në Brazil, 13 të vdekur nga kalimi
Foto ilustruese

BRAZIL- Një ciklon që përfshiu Brazilin jugor ka vrarë të paktën 13 njerëz dhe ka detyruar mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre. Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta të enjten dhe të premten dëmtuan dhjetëra qytete në Rio Grande do Sul, duke përfshirë kryeqytetin Porto Alegre.

Dy trupa të tjerë u zbuluan në qytetin bregdetar Karaa, një nga qytetet më të goditura, duke e çuar numrin e të vdekurve nga stuhia në 13.

“Uji na arrinte deri në bel brenda shtëpisë. Faleminderit Zotit zjarrfikësit mbërritën shpejt dhe na nxorrën jashtë me varka. Dukej si një makth”, tha një grua në qytetin e São Leopoldo për gazetën Estadao, e cila nuk dha emrin e saj. Njerëz të tjerë u evakuuan me helikopter.

Gati 5,000 njerëz mbetën me shtëpi të dëmtuara dhe të dielën rreth 84,000 njerëz ishin pa energji elektrike. Autoritetet kishin evakuuar rreth 80 persona nga zonat me rrezik të lartë si masë paraprake. Guvernatori i Rio Grande do Sul, Eduardo Leyte, vizitoi zonat më të goditura me helikopter të shtunën së bashku me qeverinë dhe zyrtarët e shpëtimit.

Të tjera reshje shiu dhe temperatura të ftohta priten në mesin e javës së ardhshme, duke përkeqësuar më tej situatën për të prekurit. Brazili është goditur nga një sërë fatkeqësish vdekjeprurëse të motit në vitet e fundit, të cilat ekspertët thonë se po përkeqësohen nga ndryshimet klimatike. Të paktën 65 persona humbën jetën në shkurt kur shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në shtetin juglindor të Sao Paulos.

brazil

Sondazh

Poll