I vihet tritol makinës së biznesmenit, çfarë ndodhi dy ditë më parë në Astir, mjeti shpërtheu
Foto ilustruese TIRANË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiran&eu...
Kjo pasi DailyMail ka publikuar një lajm ku theksohet se tre britanikët që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin rrezikojnë të paktën 31 vite burg.
TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka marrë sërish vëmendjen e mediave britanike. Kjo pasi DailyMail ka publikuar një lajm ku theksohet se tre britanikët që dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin rrezikojnë të paktën 31 vite burg. Sipas shkrimit, qeveria shqiptare po kërkon ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë, për tu gjykuar për vrasje.
"Tre britanikë, duke përfshirë një nënë të re, përballen me burgim të përjetshëm në Shqipëri për rolin e tyre të dyshuar si pjesë e një skuadre për vrasjen e Ardian Nikulajt. Biznesmeni Ardian Nikulaj u godit gjashtë herë nga një person i armatosur në prill. Detektivët shqiptarë pretendojnë se tre britanikë, përfshirë nënën e një vajze shtatëvjeçare, ishin të përfshirë. Britaniku-shqiptari Edmond Haxhia, me banim në Midlands, iu afrua Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar atë të zgjidhte një çështje të vjetër me Nikulajn. Qeveria shqiptare kërkon të ekstradojë tre britanikët për tu gjykuar për vrasje në Shqipëri. Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me një minimum prej 31 vitesh burg. Gjykata e Magjistraturës së Westminsterit dëgjoi se të afërmit e Haxhia dhe Nikulajt ishin në një 'gjakmarrje' të dhunshme," pjesë nga shkrimi i DailyMail.
SI NDODHI VRASJA?
Ardian Nikulaj u vra më 19 prill brenda lokalit të tij në Shëngjin. Porositës dhe organizator është Edmond Haxhia i cili ka rënë në pranga, së bashku me tre britanikë Thomas Mithan, Steve Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të katër këta janë prangosur, pasi autoritetet britanike kanë pranuar si të ligjshme kërkesën e bërë nga Policia e Shtetit. Për këtë ngjarje mbetet në kërkim Harry Simpson, i akuzuar gjithashtu si bashkëpunëtor. Ruben Saravia iku nga Shqipëria përmes Doganës së Kapshticës, bashkë me britanikun Harry Simson, në drejtim të Greqisë. Nuk dihet se çfarë rruge ka ndjekur portugezi për të mbërritur deri në Marok. Britanikët dyshohet se kanë qenë informatorë, ata kanë qëndruar pikërisht në resortin në pronësi të biznesmenit Ardian Nikulaj dhe sipas hetuesve, ata kanë vëzhguar për ditë me radhë lëvizjet e tij dhe të stafit, të cilat më pas ia raportonin portugezit Ruben Saraiva./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANË- Një shpërthim me tritol ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiran&eu...
Foto Ilustruese SARANDË- Një 40-vjeçar është mbytur orët e para të mëngjesit të sotëm në Sara...
Policia VLORË- Një 21-vjeçare në Vlorë është zhdukur nga banesa e saj. Mësohet se e reja është lar...
Foto Ilustruese KUKËS- Një i burgosur ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e arrestit kardio-respirator. Mësohet...
Varka SARANDË- Dy skafe dhe një varkë janë bllokuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një skaf dhe var...
Policia e Kosoves KOSOVË- Një shqiptar është sulmuar ditën e djeshme në Zveçan. Siç bëhet e ditur nga njof...
TIRANË- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një motor ka përplasur për vde...
Foto Ilustruese TIRANË- Të dhënat nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve tregojnë se Shqipëria ka kosto më t...
Foto ilustruese TIRANË- Në orët e para të ditës parashikohet që pjesa më e madhe e territorit të jetë n&e...
Safet Gjici TIRANË- Faqja zyrtare e Bashkisë Kukës, ka fshirë çdo postim në të cilën shfaqej Safet Gjici. Pasi G...