Aktualitet

U largua nga banesa dhe nuk u kthye më, zhduket 21-vjeçarja në Vlorë

Ndërkohë që denoncimin në polici e ka bërë bashkëshorti i saj. 

18 Qershor 2023, 10:45 Nga I.A
U largua nga banesa dhe nuk u kthye më, zhduket 21-vjeçarja në
Policia

VLORË- Një 21-vjeçare në Vlorë është zhdukur nga banesa e saj. Mësohet se e reja është larguar ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më. Ndërkohë që denoncimin në polici e ka bërë bashkëshorti i saj. 

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetases K. K., 21 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj se prej ditës së djeshme, kjo shtetase është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e saj.

policia e vlores zhduket 21-vjeçarja ne vlore

Sondazh

Poll