Aktualitet

EMRI/ Ishte duke peshkuar, mbytet 40-vjeçari në Ksamil gjatë natës

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil.

18 Qershor 2023, 10:48 Nga I.A
EMRI/ Ishte duke peshkuar, mbytet 40-vjeçari në Ksamil gjatë
Foto Ilustruese

SARANDË- Një 40-vjeçar është mbytur orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 në vendin e quajtur “Reparti 57” në Ksamil. 40-vjeçari i identifikuar si Ardit Alikaj ishte duke peshkuar me veshje polumbari. Por në një moment i ka shpërthyer bombola e oksigjenit që kishte në trup. Ndërkohë që trupin e pajetë e ka konstatuar shoku i tij, i cili ka njoftuar dhe policinë.

Njoftimi i Policisë:

Sot, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Reparti 57”, Ksamil, është gjetur i mbytur dyshohet aksidentalisht në lumë duke peshkuar, shtetasi A. A., 40 vjeç, banues në Sarandë, i cili mbante veshur dhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

ardit alikaj

Sondazh

Poll