Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, motori përplas këmbësorin

Mësohet se një motor ka përplasur për vdekje një këmbësor, në rrugën Tiranë-Elbasan.

18 Qershor 2023, 08:49 Nga I.A

Aksident me vdekje në Tiranë, motori përplas këmbësorin

TIRANË- Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një motor ka përplasur për vdekje një këmbësor, në rrugën Tiranë-Elbasan. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo identiteti i viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 18.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të Teg-ut, shtetasi K. L., duke drejtuar motomjetin e tij, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll