Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 2 mjete, ndërron jetë 8-vjeçarja, plagosen 5 të tjerë

Vajza 8 vjeçe ndodhej në makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare. 

17 Qershor 2023, 17:13 Nga a.l
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 2 mjete, ndërron
Aksident në Elbasan

ELBASAN- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bishqem. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Vajza 8 vjeçe ndodhej në makinën tip ‘Golf’, me targa të Gostivarit, ndërkohë që makina tjetër është me targa shqiptare. 

Të plagosur kanë mbetur edhe 5 persona të tjerë. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që solli vdekjen e të miturës. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë detaje nga vendi i ngjarjes. 

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll