Aktualitet

Tiranë/Dhunuan rojen e një lokali në rrugën “Pjetër Bogdani”, procedohen tre të rinj

Tre të rinj janë proceduar nga ana e policisë, pasi kanë dhunuar rojen e një lokali

17 Qershor 2023, 16:50 Nga m.s
Tiranë/Dhunuan rojen e një lokali në rrugën
Policia e Tiranës

TIRANË- Tre të rinj janë proceduar nga ana e policisë, pasi kanë dhunuar rojen e një lokali. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se është proceduar penalisht shtetasi me inicialet J. D., 23-vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. L., 35-vjeç, dhe R. T., 31-vjeç. Ata, në rrugën “Pjetër Bogdani”, për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë së një lokali.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin J. D., 23-vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. L., 35-vjeç, dhe R. T., 31-vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë së një lokali", njofton policia. 

Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll