Aktualitet

Moti i keq pengon gjysmën e eventeve në Festën e Liqenit të Shkodrës

Festa është konceptuar si një ftesë për të gjithë qytetarët dhe turistët, për të vizituar Shkodrën dhe bukuritë natyrore të saj.

17 Qershor 2023, 16:21 Nga DOSJA
Moti i keq pengon gjysmën e eventeve në Festën e Liqenit të
Momente nga festa

SHKODER- Festa e Liqenit të Shkodrës ka mbledhur këtë fundjavë ekspertë të kulinarisë, turistë, shumë të apasionuar pas natyrës por edhe qytetarë shkodranë për të promovuar bukuritë e liqenit, gatimet tradicionale, biodiversitetin dhe sportet ujore. 

Për shkak të motit të keq, festa nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar. Festa e Liqenit organizohet çdo vit nga Bashkia e Shkodrës dhe shënon hapjen e sezonit turistik në Shirokë, pak metra larg qytetit të Shkodrës, duke sjellë një atmosferë festive.

Moti i keq pengoi zhvillimin e garave të notit. Festa është konceptuar si një ftesë për të gjithë qytetarët dhe turistët, për të vizituar Shkodrën dhe bukuritë natyrore të saj.

Sondazh

Poll