Bota

Sulme ajrore në Sudan, vriten 17 persona, mes tyre 5 fëmijë

Lufta midis ushtrisë sudane dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) shpërtheu më 15 prill mbi tensionet e lidhura me një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për një tranzicion drejt sundimit civil. 

17 Qershor 2023, 13:10 Nga a.l
Sulme ajrore në Sudan, vriten 17 persona, mes tyre 5 fëmijë
Lufta në Sudan

SUDAN- Autoritetet shëndetësore sudaneze njoftuan se 17 persona, përfshirë 5 fëmijë u vranë në një sulm ajror në Khartoum jugor të shtunën, shkruajnë mediat e huaja. 

“Distrikti Yarmouk ishte në shënjestër të një sulmi ajror dhe vlerësimet e hershme i referohen vrasjes së 17 personave me pesë fëmijë mes tyre dhe shkatërrimit të 25 shtëpive”, tha departamenti i shëndetësisë i kryeqytetit sudanez në një postim në faqen e tij në Facebook. 

Lufta midis ushtrisë sudane dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) shpërtheu më 15 prill mbi tensionet e lidhura me një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për një tranzicion drejt sundimit civil. 

lufta ne sudan

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2023, 12:47 A.B

Rusia ndalon operacionet transgjinore

Vladimir Putin RUSI- Parlamenti rus votoi për të ndaluar operacionet ligjore dhe mjekësore gjinore. Vendi ka luftuar kundër propagand&e...