Bota

Biden habit audiencën, mbyll fjalimin për kontrollin e armëve me frazën ‘Zot ruaj Mbretëreshën’ (VIDEO)

Biden po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat

17 Qershor 2023, 07:59 Nga A.B
Biden habit audiencën, mbyll fjalimin për kontrollin e armëve me
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden është sërish në qendër të vëmendjes, ndërsa në të gjitha mediat botërore dhe në rrjetet sociale po qarkullon një video e tij, ku në mbyllje të një fjalimi tha ‘Zoti e ruajt mbretëreshën’.

Biden po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, kur ai ngatërroi audiencën dhe e mbylli fjalimin e tij me frazën:

“Në rregull? Zoti e ruaj Mbretëreshën, burrë”. (God Save dhe Queen).

Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti "po i komentonte dikujt në turmë".

Monarku aktual i Mbretërisë së Bashkuar është Mbreti Charles III, pasi nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II, vdiq në shtator. "God Save the Queen" është gjithashtu një këngë nga Sex Pistols./Dosja.al

joe biden

Sondazh

Poll