Bota

Tensionet me Serbinë, Kurti: Sulmet ndaj gazetarëve në veri të dënohen nga ata që reagojnë rreth situatës

Ai gjithashtu ka publikuar një video, ku shihet kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, duke u sulmuar nga bandat kriminale në Leposaviç.

16 Qershor 2023, 19:31 Nga I.A
Tensionet me Serbinë, Kurti: Sulmet ndaj gazetarëve në veri
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se palët e huaja duhet të reagojnë dhe të dënojnë sulmet ndaj gazetarëve. Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka deklaruar se sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë të papranueshme. Ai gjithashtu ka publikuar një video, ku shihet kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, duke u sulmuar nga bandat kriminale në Leposaviç.

“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që në anën e kundërt janë të zëshme për situatën”, shkruan Kurti.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Dy ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare. Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll