Aktualitet

Përmbytjet nga reshjet e shiut/ ARRSH: Të gjitha akset rrugore janë të hapura, qarkullimi i mjeteve vijon pa probleme

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë dalë në terren, për pastrimin e inerteve dhe të veprave të kullimit.

16 Qershor 2023, 13:37 Nga DOSJA
Përmbytjet nga reshjet e shiut/ ARRSH: Të gjitha akset rrugore
foto ilustruese

TIRANE- Reshjet intesive që përfshinë vendin tonë gjatë 48 orëve të fundit, kanë shkaktuar rënie të inerteve në disa akse. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë dalë në terren, për pastrimin e inerteve dhe të veprave të kullimit.

Sipas ARRSH-së, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe qarkullimi i mjeteve është kryer pa probleme. “Akset rrugore kombëtare kanë qenë gjatë gjithë kohës të hapura, dhe qarkullimi ka vijuar pa probleme”, njofton ARRSH.

 

Sondazh

Poll