Aktualitet

Vendosi tritol në banesën e Kaçurrit dhe lajmëroi policinë/ Dëshmia e autorit: Më ka fyer, më quante hajdut

Mesiti gjatë marrjes në pyetje ka treguar se veprimin e kishte ndërmarrë pasi sipas tij Kaçurri e shante tek të tjerët dhe e cilësonte si hajdut.

16 Qershor 2023, 11:46 Nga A.B
Vendosi tritol në banesën e Kaçurrit dhe lajmëroi
Policia

TIRANË-Sokol Mesiti, është 44-vjeçari që telefonoi në polici për të denoncuar Kujtim Kaçurrin për mbajtje të tritolit, por që në fakt e vendosi vetë për ta inkriminuar. Mesiti gjatë marrjes në pyetje ka treguar se veprimin e kishte ndërmarrë pasi sipas tij Kaçurri e shante tek të tjerët dhe e cilësonte si hajdut.

Ai tregon se u fye shumë nga ofendimet që iu bënë. Kështu, ai tregon se vendosi që të hakmerret dhe të vendoste sasinë e tritolit në banesën e Kaçorrit. Mesiti është person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për vjedhje.

Identifikimi i autorit u bë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, të cilat kombinuan edhe me provat materiale të gjetura në shtëpinë e Mesitit, veshtjet që përdori gjatë vendosjes së kallëpeve të tritolit./Dosja.al

sokol mesiti kujtim kacurri

Sondazh

Poll