Aktualitet

Skandal në burgun e Koridhalos në Greqi, vdes një 63-vjeçar, shqiptarit i kërkojnë që të paguajë vetë ilaçet

Në këtë burg ka vdekur një i burgosur 63-vjeçar me origjinë bullgare, e ndërsa një shqiptari i kërkojnë që të paguajë vetë ilaçet.

16 Qershor 2023, 12:44 Nga DOSJA
Skandal në burgun e Koridhalos në Greqi, vdes një
foto nga burgu

GREQI- Burgu i Koridhalos i cili edhe më herët ka marrë vemendje të gjerë pas ngjarjeve të dhunshme dhe arratisjeve më të bujshme, ka tronditur me një tjetër skandal. Në këtë burg ka vdekur një i burgosur 63-vjeçar me origjinë bullgare, e ndërsa një shqiptar i kërkojnë që të paguajë vetë ilaçet. Bëhet me dije se shqiptari i cili është 35-vjeç, gjithnjë i nevojiten ilaçe për hollimin e gjakut. Për fat të keq, ai nuk ka asnjë mundësi që të paguajë ilaçet në burg, pasi është i sëmurë me paralizë dhe nuk mund të punojë.

Skandal në burgun e Koridhalos në Greqi, vdes një

“Shqiptarit të paralizuar në burg i kërkojnë që të paguajë vetë ilaçet. Në burgun Koridallos vdes një i huaj, ndërsa një shqiptarit i kërkojnë që të paguajë vetë ilaçet. 35-vjeçari shqiptar ndodhet i sëmurë në burgun Koridallos dhe gjithnjë atij i nevojiten ilaçe për hollimin e gjakut. I revoltuar shqiptari tregon se nuk ka asnjë mundësi që të paguajë ilaçet në burg, pasi është i sëmurë me paralizë dhe nuk mund të punojë.

Por...

Gjithashtu dje ka humbur jetën një 63-vjeçar me origjinë bullgare. Me pranga në duar ai është dërguar në spital jashtë burgut, po është kthyer menjëherë pasi mjekët i thanë që nuk ka ndonjë gjë për tu shqetësuar. Në mesin e natës atë e zënë dhimbjet dhe përsëri i prangosur shkon ne spital dhe ku lë frymën e fundit. Burgu Koridallo është një nga burgjet me më shumë probleme, ku dhe numri më i madh i shqiptarëve ndodhet në godinën “D”. Theksohet se në këtë burg kanë vdekur dhe shumë shqiptarë”.

Sondazh

Poll