Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen dy automjete, humb jetën polici doganor

Dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një person teksa raportohet edhe për të plagosur.

16 Qershor 2023, 11:57 Nga k.m.
Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen
Pamje nga aksidenti

LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lezhë, në fshatin Balldre ku një person ka humbur jetën. Dy makina janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një person teksa raportohet edhe për të plagosur. 

Deri më tani mësohet se ka humbur jetën një punonjës i policisë doganore të Shkodrës, Gazmir Zhuka 46-vjeç. Ai u transportua fillimisht në spitalin e Lezhës, por pavarësisht përpjekjeve të spitalit, efektivi nuk mundi të mbijetojë.

Efektivi po lëvizte i vetëm me makinë në momentin kur u përplas nga një mjet me targa të huaja. Policia e Shtetit ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, por ende nuk ka dalë me një njoftim për mediat.

lezhe aksidenti ne lezhe gazmir zhuka

Sondazh

Poll