Bota

Deputeti i LVV: Milun Lune Milenkoviç ka dhunuar shqiptarë që 10 vjet, më keq se në vitet 90-të

Abrashi tha se Njësia Speciale e Kosovës do të tërhiqet nga veriu në momentin që do të tërhiqen kriminelët.

16 Qershor 2023, 07:32 Nga a.l
Deputeti i LVV: Milun Lune Milenkoviç ka dhunuar shqiptarë që
Milun Lune Milenkoviç

KOSOVË- Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi deklaron se Milun Milenkoviç-Llune, serbi i cili u arrestua disa ditë më parë nga një aksion i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal 'Mbrojtja Civile' dhe prijës i bandave kriminale. Sipas Abrashit, Milenkoviç ka dhunuar shqiptarë që 10 vite, siç shprehet ai, më keq se në vitet 90-të. 

“Ka rrahë shqiptarë që 10 vjet më zi se vitet e 90-ta. Po flasim për një njeri i cili është specializu në arte marciale, me detyra nga Beogradi për të mbjellë terror”, ka thënë ai.

Abrashi tha se Njësia Speciale e Kosovës do të tërhiqet nga veriu në momentin që do të tërhiqen kriminelët.

“Forcat e Policisë së Kosovës, tërhiqen në momentin kur tërhiqen kriminelët, sepse aty ku është krimi është policia. Nuk mund të bëjmë kompromis me mandatin me të cilin i ngarkohet policisë nga kushtetuta. Aty ka kriminelë qartazi që lidhen me politikën e Beogradit”, ka thënë ai.

Milun Milenkoviç, i njohur si “Llune” u arrestua të martën në veri të vendit si një nga organizatorët protestës së dhunshme të 29 maj ku mbetën të plagosur dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe policisë. Ai është dërguar në gjykatë. Milenkoviç  dyshohet për disa vepra kriminale, ndërsa thuhet se është një nga udhëheqësit kryesorë të formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”, që ka shkaktuar tensione në veri të vendit. 

milun lune milenkovic

Sondazh

Poll