Aktualitet

Vrasja në Kavajë/ Zbardhet dëshmia Marsida Qatjas, gruas së martuar: Bledar Toçin e kam të afërm

10 Tetor 2019, 08:45 Nga DOSJA
Vrasja në Kavajë/ Zbardhet dëshmia Marsida Qatjas, gruas së

Tiranë- Pas ngjarjes së rëndë në Kavajë ku  ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi, është zbardhur dëshmia në polici e gruas Marsida Qatjas.

“Efektivin Bledar Toçi e kam të afërm”, është shprehur ajo.

Si ndodhi sherri:

Burimet bëjnë me dije viktima bashkë me Mardisa Qatjan ishin duke ngrënë darkë poshtë pallatit. Në një moment ai i kërkon që të kalojnë natën bashkë po kjo e refuzon, duke i thënë se nuk e do më. Ky insistonte dhe ajo thirri të dashurin e ri, policin.

Më pas Dritan Haxholli ka hyrë në banesën e gruas, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, ku aty ishte edhe efektivi i policisë, i cili ishte lajmëruar nga gruaja. Pas konfliktit për Marsida Qatjan, Dritan Haxholli, viktima, ka qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov ndaj efektivit të policisë duke e plagosur atë. Menjëherë është përgjigjur efektivi i policisë  me breshëri plumbash nga arma e shërbimit, ku mbeti i vrarë Haxholli. Ndërsa Bledar Toçi ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ky i fundit është arrestuar nga policia, pasi në banesë i janë gjetur 7 doza kokainë. Theksojmë se gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të 3 fëmijëve të mitur të Marsida Qatjas.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar toçja marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje bledar toçja marsida qatja vrasja per te dashuren ne kavaje

Sondazh

Poll