Bota

VIDEO/ Sulmohet ekipi i RTK-së në Zveçan, gazetarja: Na gjuajtën me gurë e na thyen xhamat

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, makina e medias është dëmtuar, duke i thyer xhamat dhe shpërthyer gomat. 

15 Qershor 2023, 21:10 Nga I.A
VIDEO/ Sulmohet ekipi i RTK-së në Zveçan, gazetarja: Na
Makina e sulmuar

KOSOVË- Ekipi i RTK-së që po raportonte nga Zveçani është sulmuar. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, makina e medias është dëmtuar, duke i thyer xhamat dhe shpërthyer gomat. 

“Gjatë kohës sa po raportonim më parë lidhur me situatën në komunë e Zveçanit, disa persona kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturë së RTK-së, që ishte parkuar pak më larg se objekti komunal”, tha gazetarja Arbëreshë Berisha.

Gazetarja e RTK-së, Arbëresha Berisha tha se këta persona që kanë shkatërruar veturën e RTK-së nuk janë identifikuar.

“Fatmirësisht në ato momente asnjë nga ekipi nuk ka qenë në veturë në ato momente. Një grup protestuesish po vëzhgonin lëvizjet e ekipit tonë,” tha ajo.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Një ditë më parë (14 qershor) në afërsi të Leposaviç, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës u morën peng peng nga Forcat Speciale Serbe 'Kobra'. Ngjarja ndodhi kur tre policët ishin duke patrulluar në kufi, në vendin e quajtur Tresave/ Bare.

Sipas Qeverisë së Kosovës, ky është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim. Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët lokalë u përplasën me ushtarët e KFOR-it të cilët ruanin objektet komunale. Atë ditë mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, 11 të kontingjentit italian dhe 19 të tjerë të kontingjentit hungarez. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për uljen e tensioneve tensioneve dhe, së fundi, disa kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

arbëreshë berisha tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll