Mbytja e anijes në Pylosm, 30 emigrantë mbeten në spitalin e Kalamatës
Emigrantet GREQI- Tridhjetë emigrantë mbeten në spitalin e Kalamatës pas mbytjes tragjike të anijes që ndodhi pranë...
Tre viktimat në Odesa, ndodheshin në një magazinë produktesh ushqimore në momentin e sulmit, që dogji gjithashtu një qendër biznesi, një institucion arsimor e një kompleks banimi.
UKRAINË- Tre persona u vranë në qytetin bregdetar të Odesës në Ukrainë, si dhe tre të tjerë në rajonin e Donetskut, pasojë e një sulmi ajror rus që ndodhi gjatë natës. Lajmi u njoftua të mërkurën nga zyrtarë ukrainas.
Tre viktimat në Odesa, ndodheshin në një magazinë produktesh ushqimore në momentin e sulmit, që dogji gjithashtu një qendër biznesi, një institucion arsimor e një kompleks banimi.
Guvernatori i rajonit të Donetskut Pavlo Kyrylenko tha se dy persona ishin vrarë në qytetin e Kramatorskut dhe një në qytetin industrial të Kostiantynivkas.
"Raketat goditën shtëpi e shkaktuan dëme të konsiderueshme në Kramatorsk. Të paktën 5 shtëpi u shkatërruan dhe rreth 25 pësuan dëmtime. Në Kostiantynivka u shkatërruan dy shtëpi dhe 55 u dëmtuan", tha ai.
Forca ajrore të Ukrainës thanë se kishte arritur të shkatërronin tre raketa ruse dhe nëntë dronë.
Në rajonin verilindor Sumy, zyra e prokurorit ukrainas tha se katër punonjës pyjesh dhe dy civilë të tjerë, u vranë pas një sulmi me armë zjarri ndaj makinës me të cilën po udhëtonin. Sulmi ndodhi të martën në një pyll pranë kufirit me Rusinë.
Agjencia ‘Reuters’ nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur njoftimet. Moska nuk ka bërë ende asnjë koment. Si Rusia ashtu edhe Ukraina mohojnë të kenë vënë në shënjestër civilë në operacionet e tyre ushtarake.
Kundërofensiva: Ukraina njofton përparime të vogla mes luftimesh jashtëzakonisht të ashpra
Ukraina njoftoi të mërkurën përparime të vogla të kundërofensivës së saj ndaj forcave ruse. Kievi i cilësoi që luftimet "jashtëzakonisht të ashpra".
Në një postim në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar tha se ushtria ukrainase kishte shënuar sukses "të pjesshëm".
Të martën, trupat ukrainase kishin avancuar 200 deri 500 metra në zona të ndryshme pranë qytetit lindor të shkatërruar kryesisht, të Bakhmutit, dhe 300-350 metra në drejtim të qytetit juglindor të Zaporizhias, tha ajo.
Në komentet e mëvonshme, zonja Maliar tha se humbjet e Ukrainës ishin më të ulëta se ato të palës ruse.
Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi të martën se humbjet njerëzore të Ukrainës ishin 10 herë më të larta sesa ato të Rusisë, që nga fillimi i kundërofensive të Kievit. Agjencia ‘Reuters’ nuk ka arritur të verifikojë situatën në terren.
Marrë nga VOA
Emigrantet GREQI- Tridhjetë emigrantë mbeten në spitalin e Kalamatës pas mbytjes tragjike të anijes që ndodhi pranë...
Andrew Tate RUMANI- Njësia kundër krimit të organizuar të Rumanisë thotë se ka zgjeruar çështjen e trafikimit t&e...
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi me shqetësim pas njoftimit s...
Foto ilustruese Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim Millun Millenkoviç – Llune, q&eum...
Sudan SUDAN- Më shumë se dy milionë njerëz në Sudan janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shk...
KFOR KOSOVË- Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i njofton se është në kontakt me autoritetet e Serbisë për t&eum...
Kati Schneeberger BRUKSEL- Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ia ka kërkuar dorëheqjen Përfaqësuesit t&e...
Qin Gang dhe Antony Blinken KINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, niset të premten në Kinë, një udhë...
HIMARS UKRAINË- Ukraina ka marrë kontrollin e fshatit Urozhaine në zonën kufitare mes Zaporizhia dhe Donesk, duke e çuar në...
Foto ilustruese KOSOVË- Qeveria e Kosovës tha se “pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat se...