Bota

“Jep dorëheqje, je rrezik për paqen"/ Këshilltarja lokale e BE-së kërkon largimin e Josep Borrell: Europa duhet të qëndrojë me Kosovën

Ajo e ka kritikuar Borrellin për paralajmërimet se BE mund ta sanksionojë Kosovën, duke thënë se ai po kërkon ta sanksionojë një shtet në të cilin janë kidnapuar tre policë nga njësitet serbe.

14 Qershor 2023, 21:51 Nga I.A
“Jep dorëheqje, je rrezik për paqen"/ Këshilltarja
Kati Schneeberger

BRUKSEL- Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ia ka kërkuar dorëheqjen Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell për situatën e krijuar në Kosovë. Ajo e ka kritikuar Borrellin për paralajmërimet se BE mund ta sanksionojë Kosovën, duke thënë se ai po kërkon ta sanksionojë një shtet në të cilin janë kidnapuar tre policë nga njësitet serbe. Ajo ka shkruar gjithashtu se BE duhet të qëndrojë me Kosovën.

“Dorëhiqu para se të bësh më shumë dëme. Ti je një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Na duhen njerëz që e mbrojnë demokracinë tonë, jo që forcojnë autokratët. Mirupafshim Josep. Evropa duhet të qëndrojë me Kosovën dhe të mbrojë demokracinë tonë”, ka shkruar ajo.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë. Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

kati schneeberger josep borrell tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll