Bota

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, vritet një person

Policia po heton në vendin e ngjarjes.  

14 Qershor 2023, 21:22 Nga a.l
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, vritet një
Kosovë

KOSOVË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kosovë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Prishtinë në rrugën 'C' rreth orës 20:00. Një person është gjetur i pajetë në këtë zonë. Policia po heton në vendin e ngjarjes. 

”Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast", njoftoi policia. 

Policia po heton në vendin e ngjarjes.  

vrasje në kosovë

Sondazh

Poll