Bota

Arrestimi i 'Llune' në Mitrovicë/ Vuçiç: BE dhe NATO më garantoi që s’do viheshin në pranga

Ai është i njohur për serbët në veri të vendit, pasi është edhe trajner i kikboksit në Mitrovicë. 

14 Qershor 2023, 20:54 Nga a.l
Arrestimi i 'Llune' në Mitrovicë/ Vuçiç: BE
Aleksandër vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për arrestimin e një prej organizatorëve të sulmit ndaj KFOR, Milun Milenkoviç, në një operacion të zhvilluar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës. Ai ka thënë për RTS, se NATO dhe BE e kishin garantuar se nuk do të kishte arrestime. 

“E gjithë kriza fillon në momentin kur dikush vendos të shkojë në zgjedhje për të cilat dihet se janë krejtësisht jolegjitime dhe nuk mjafton që ata të caktojnë dikë të tyren në Mëhallën e Boshnjaçkës", tha Vuçiç. 

Milun Milenkoviç i cili ndryshe njihet si 'Lune', sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dyshohet se është një nga organizatorët e sulmeve dhe dhunës ndaj ushtarëve të KFOR dhe forcave të Policisë në protestat e 26 dhe 29 majit. Ai është i njohur për serbët në veri të vendit, pasi është edhe trajner i kikboksit në Mitrovicë. 

aleksander vucic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll