Bota

5 pikat e propozuara nga Kurti për uljen e tensioneve/ Borrell i dërgon LETËR: Mungojnë disa elementë! Ato që kërkuam ne ishin të qarta

Në fund të letrës Borrell ka kërkuar që të ndërmerren veprime të shtensionimit të situatës në Veriun e Kosovës. 

14 Qershor 2023, 21:01 Nga a.l
5 pikat e propozuara nga Kurti për uljen e tensioneve/ Borrell i
Josep Borrell

KOSOVË- Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i ka kthyer përgjigje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me 5 pikat e propozuara një ditë më parë për uljen e tensioneve në Veri. Në letrën e tij drejtuar kreut të qeverisë, Borrell shkruan se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe SHBA-ja janë të qarta.

-Pika parë është që kryetarët e zgjedhur shqiptarë përkohësisht të punojnë në lokacione alternative.

-Pika e dytë kërkon që Policia e Kosovës t’i ndalë aktivitetet opercionale për rreth atyre komunave, kërkohet që Njësia Speciale të tërhiqet. Por Borrell thotë se do të kërkojnë nga Beogradi të largojë elementet radikale.

-Pika e tretë kërkohet që sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat veriore.

-Pasi të realizohen kushtet e Bashkimit Evropian, Borell ka thënë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç,

Në fund të letrës Borrell ka kërkuar që të ndërmerren veprime të shtensionimit të situatës në Veriun e Kosovës. 

5 pikat e propozuara nga Kurti për uljen e tensioneve/ Borrell i
Letra

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konferenc për media i është përgjigjur me kërkesa SHBA-së dhe BE-së për uljen e tensioneve në veri të vendit. Ai ka propozuar një plan me 5 pika për uljen e tensioneve. Kurti tha se sundimi i ligjit është hapi i parë, duke përfshirë identifikimin dhe ndjekjen penale e gjykimin e drejtë të të gjithë atyre që e kanë sulmuar Policinë, pjesëtarët e NATO-s dhe gazetarët. 

Pesë propozimet e Albin Kurtit për të ulur tensionet në Veri: 

1. Sundimi i ligjit në katër komunat veriore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët
2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës 
3. Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë 
4. Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat veriore, që do të mbahen në atmosferë të lirë dhe demokratike 
5. Kosova dhe Serbia kthehen menjëherë në dialog në të cilin BE-ja siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur si dhe në javën që vjen të organizohet takim i nivelit të lartë. 

tensione ne veri te kosovës

Sondazh

Poll