Bota

"Rruga e nderës asht ma e zorshmja", Gërvalla reagon pas anulimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Donika Gërvalla ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

14 Qershor 2023, 08:58 Nga f.i
"Rruga e nderës asht ma e zorshmja", Gërvalla reagon pas
Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas anulimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri. Gërvalla ka shprehur se rruga drejt ndershmërisë është më e vështirë.

Ajo citoi thënien e babait të saj, Jusuf Gërvallës duke thënë se “rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, ku u mundue për nder, nder ka gjetë”.

Mbledhja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është anuluar dje, ku sipas zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziut, anulimi u bë i njëanshëm.

Anulimi i takimit të dy qeverive

Mbledhja qeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Gjakovë, është anuluar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se mbledhja mes dy qeverive nuk do të zhvillohej, duke thënë se në këto kushte, takimi nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Ndërkohë Kosova në reagimin e saj pas anulimit, tha se kjo është hera e parë që një mbledhje anulohet në mënyrë të njëanshme dhe ata që do humbasin janë qytetarët. Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri u caktua në një periudhë mes tensioneve në komunat në veri, ku kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për qetësimin e situates me prezantimin e një draft-statuti për Asocacionin.

donika gërvalla

Sondazh

Poll