Bota

'Mbetëm pa Shqipërinë'/ Abdixhiku pas anulimit të takimit të dy qeverive: Kosova vazhdon rrugëtimin drejt izolimit e vetmisë

Me anë të postimi në Facebook, Abdixhiku këtë e ka quajtur lajm të keq për të gjithë shqiptarët.

13 Qershor 2023, 22:59 Nga I.A
'Mbetëm pa Shqipërinë'/ Abdixhiku pas anulimit të
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku ka reaguar pas anulimit të takimit të përbashkët në mes dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë. Me anë të postimi në Facebook, Abdixhiku këtë e ka quajtur lajm të keq për të gjithë shqiptarët. Ai po ashtu ai ka shkruar se Kosova po e vazhdon rrugën e izolimit dhe të vetmisë.

Postimi i Plotë:

Lajmi për anulimin e mbeldhjes së përbashkët të dy qeverive është lajm i keq për shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, Maqedoni e Mal të Zi. Kosova fatkeqësisht vazhdon të rrugëtoj drejt izolimit e vetmisë. Këtë herë, si asnjëherë, mbetëm dhe pa Shqipërinë. Po mbesim dhe do të mbesim pa secilin aleat që qëndronte me ne në çdo etapë të vështirë. Kjo s’është Kosova që e kishim menduar ndonjëherë. Rrugëtimi i Kurtit, përplasës me perëndimin, rrezikon vet shtetësinë e Republikës. Në vend se të sillet si një Kryeministër i përgjegjshëm, një që ruan partneritetet e avancon kauzat kombëtare drejt perëndimit, ai sjellë krizë dhe izolim. Aventura e tij politike nuk mund të jetë përfaqësimi ynë popullor. Kosovës i duhen miqtë. Kosovës i duhen partnerët strategjik.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme disa orë para mbledhjes së dy qeverive në Gjakovë mori vendimin për ta anuluar këtë mbledhje, pasi sipas tij nuk mund që të bëjnë sikur gjithçka është në rregull në Kosovë. Rama theksoi se i kërkoi Kurtit që të ndryshonin planin për mbledhjen dhe të diskutonin mbi situatën në veri, gjë që Kurti, sipas tij, e kundërshtoi. 

lumir abdixhiku edi rama

Sondazh

Poll