Bota

Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në NATO: Po pret një sinjal

Presidenti polak, Andrzej Duda u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën

13 Qershor 2023, 18:38 Nga f.i
Presidenti polak kërkon anëtarësimin e Ukrainës në
Olaf Scholz, Andrzej Duda dhe Emmanuel Macron

POLONI- Presidenti francez Emmanuel Macron mirëpriti të hënën kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe liderin polak Andrzej Duda, i cili kërkon antarësimin e Ukrainës në NATO. Të tre u mblodhën për të biseduar për mbështetjen ushtarake për kundërsulmimin dhe ndihmën humanitare të Kievit për vendi, pas SHKATëRRIMIT të digës Kakhovka, të rajonit Kherson.

Presidenti polak, Andrzej Duda u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që t’i japin Kievit një udhërrëfyes të qartë për t’u bashkuar me Aleancën, shkruajnë mediat e huaja.

"Ukraina është duke pritur për një sinjal të qartë në lidhje me një perspektivë të qartë të anëtarësimit në NATO," tha Duda, përpara samitit të NATO-s të muajit të ardhshëm në Vilnius.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll