Bota

Hera e dytë si i pandehur/ Donald Trump para gjykatës nën akuza për mbajtje të paautorizuar të dokumenteve sekrete

Ish-presidenti amerikan vazhdon mban një epërsi të gjerë ndaj rivalëve të tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, me 81 përqind të votuesve republikanë që i shohin akuzat kundër tij si të motivuara politikisht.

13 Qershor 2023, 17:36 Nga f.i
Hera e dytë si i pandehur/ Donald Trump para gjykatës nën akuza
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump pritet të paraqitet në gjykatën federale në Miami për t'u përballur me akuzat për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. 

Kjo do të jetë hera e dytë që nga prilli që Trump do të shfaqet si i pandehur në një sallë gjyqi, shkruajnë mediat e huaja. Herën e parë ka qenë në Nju Jork, ku ai u deklarua i pafajshëm për akuzat se u përpoq të blinte heshtjen e yllit të pornos Stormy Daniels.

Trump ëshë ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale, por kjo nuk i ka zbehur shpresat e tij për t'u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Ish-presidenti amerikan vazhdon mban një epërsi të gjerë ndaj rivalëve të tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, me 81 përqind të votuesve republikanë që i shohin akuzat kundër tij si të motivuara politikisht. Trump ruan pafajësinë e tij dhe e ka portretizuar rastin si një përpjekje për të minuar përpjekjen e tij për t'u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. 

Pas paraqitjes së tij në gjykatë Trump do të kthehet në fushën e tij të golfit në New Jersey, ku është planifikuar edhe një fjalim.

Aktakuza e javës së kaluar me 37 pika vjen pasi më shumë se 100 dokumente me shenja të klasifikuara u gjetën në resortin privat të Trump në Florida, Mar-a-Lago. Dokumentet supozohet se përmbanin informacion në lidhje me aftësitë e mbrojtjes dhe të armëve të SHBA-së dhe vendeve të huaja dhe plane për hakmarrje të mundshme në përgjigje të një sulmi të huaj.

donald trump

Sondazh

Poll