Bota

Olaf Scholz bën shaka 'pa kripë': Më shumë refugjatë mbërrijnë në Gjermani se në çdo vend të Mesdheut

Vitin e kaluar, Gjermania u përball me mbi 200,000 kërkesa për azil, numri më i madh i regjistruar në BE dhe pothuajse trefishi i numrit të regjistruar nga Italia. Megjithatë, Scholz është përballur me kritika për shakanë e tij.

13 Qershor 2023, 17:28 Nga k.m.
Olaf Scholz bën shaka 'pa kripë': Më shumë
Olaf Scholz

GJERMANI- Olaf Scholz është akuzuar për “tallje me vuajtjet” e emigrantëve pasi bëri shaka se Gjermania duhet të ketë një plazh në Mesdhe, duke pasur parasysh numrin e refugjatëve që mbërrijnë në vend. Në një mbledhjen e udhëheqësve të kishës në fundjavë, Scholz tha: Gjermania duhet të ketë një plazh të madh në Mesdhe, sepse më shumë refugjatë mbërrijnë në Gjermani se në çdo vend të Mesdheut.

Vitin e kaluar, Gjermania u përball me mbi 200,000 kërkesa për azil, numri më i madh i regjistruar në BE dhe pothuajse trefishi i numrit të regjistruar nga Italia. Megjithatë, Scholz është përballur me kritika për shakanë e tij.

"Një kancelar gjerman nuk duhet të tallet kurrë me vuajtjet e njerëzve të tjerë,"- tha Matthias Hauer, një deputet i Kristian Demokratëve konservatorë.

OJQ-ja Sea Watch, e cila shpëton emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun, theksoi se mbi 1000 njerëz janë mbytur tashmë këtë vit.

“Kushdo që e sheh krizën si qesharake nuk duhet të drejtojë një vend,”-shkruajtën ata në Twitter.

Berlini nënshkroi një pakt të ri të BE-së për migracionin javën e kaluar që do të shohë bashkimin të ndërtojë qendra përpunimi në kufijtë e jashtëm./telegraph.co.uk

olaf scholz gjermani kriza e emigranteve

Sondazh

Poll