Politike

Me gota shampanje dhe qiri mbi tavolinë, Rama shtrohet në darkë me liderët ballkanikë në Serbi, shikon vëngër Vuçiç (V

9 Tetor 2019, 19:14 Nga DOSJA
Me gota shampanje dhe qiri mbi tavolinë, Rama shtrohet në darkë

SERBI– Në një darkë me gota shampanje dhe me qiri mbi tavolinë. Kështu janë bashkuar katër liderët e tre shteteve të Ballkanit mbrëmjen e sotme në Beograd, ku prezent është edhe kryeministri Edi Rama.

Pas pritjes nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Jadranka Joksimovic në Aeroportin “Nikolla Tesla”, Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev, janë takuar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç, kryeminsitren e të njëjtit vend Ana Brnabic dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Të katër janë drejtuar më pas në një restorant në Novi Sad, ku dhe po darkojnë së bashku. Ajo që bie në sy nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe vetë presidenti Vuçiç është mënyra se si kryeminsitri shqiptar e shikon presidentin serb.

Me një shikim të vëngërt, Rama është fotografuar teksa i ngul sytë Vuçiçi-t, ndërsa kur i fundit e shikon, kryeministri shqiptar ndryshon vështrim.

Fokusi i këtij takimi do të jetë një “Shengen” i vogël ballkanik, me qëllim integrimin më të mirë të tregjeve në rajon, heqjen e pengesa doganore për mallrat dhe lëvizjen e lirë të njerëzve në ballkan.

Takimi trepalësh me ftesë dhe iniciativë të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç do të mbahet nesër në Novi Sad.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksandar vucic ana brnabic edi rama mini shengen ballkanik rama ne serbi zoran zaev aleksandar vucic ana brnabic edi rama mini shengen ballkanik rama ne serbi zoran zaev

Sondazh

Poll