Politike

Shqipëria merr në janar kryesimin e presidences së OSBE, Montella: Shpresoj që opozita të marrë pjesë në tryezë

9 Tetor 2019, 16:48 Nga DOSJA
Shqipëria merr në janar kryesimin e presidences së OSBE,

ITALI- Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, priti sot një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të përgatitjes për marrjen e drejtimit të Presidencës së OSBE në vitin 2020.

Fokusi takimit ishte Reforma Zgjedhore, si një prej kushteve të vendosura ndaj Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Roberto Montella u shpreh se shpreson që të gjitha palët të vazhdojnë të jenë të përfshirë në proces, përfshi përfaqësuesit e qeverisë, opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare, shoqëria civile dhe ekspertët vendas dhe të huaj.

Të pranishëm në këtë takim ishin: kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Rudina Hajdari, nënkryetarja Senida Mesi dhe deputeti i opozitës Ralf Gjoni.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be reforma zgjedhore roberto montella negociatat me be reforma zgjedhore roberto montella

Sondazh

Poll