Aktualitet

Aksident në Berat, 'Benz-i' përplaset me dy makina banke, drejtuesi në gjendje të dehur

Mësohet se një makinë tip Benz është përplasur në një kryqëzim me dy makina të një filiali banke.  

12 Qershor 2023, 16:38 Nga I.A
Aksident në Berat, 'Benz-i' përplaset me dy makina banke,
Aksidenti

BERAT- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Mësohet se një makinë tip Benz është përplasur në një kryqëzim me dy makina të një filiali banke.  

Pas përplasjes drejtuesi i mjetit tip Benz ka tentuar që të largohet nga vendngjarja por është kapur pas disa minutash nga policia. Drejtuei i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se ky ka qenë shkaku i aksidentit. Por fatmirësiht nuk ka pasur persona të lënduar nga përplasja por vetëm dëme materiale. 

aksident ne berat

Sondazh

Poll