Aktualitet

Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Vlorë, 'Ford-i' përplas këmbësorin

Mësohet se një mjet tip 'Ford' ka përplasur me shpejtësi një këmbësor në fshatin Fitore.

12 Qershor 2023, 16:09 Nga I.A
Aksident me vdekje në aksin rrugor Fier-Vlorë, 'Ford-i'
Foto Ilustruese

VLORË- Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë. Mësohet se një mjet tip 'Ford' ka përplasur me shpejtësi një këmbësor në fshatin Fitore.

Për shkak të përplasjes së madhe, këmbësori nuk mundi që t'i mbijetonte plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po bëjnë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

aksident ne fshatin fitore

Sondazh

Poll