Bota

"Facebook" përballet me akuza të reja për diskriminim gjinor në reklamat e punës

Akuzat bazohen në një hulumtim nga jofitimprurës ndërkombëtar Global Witness që thotë se tregon se platforma e reklamave të Facebook shpesh synon përdoruesit me postime pune të bazuara në stereotipe historike gjinore.

12 Qershor 2023, 20:32 Nga f.i
"Facebook" përballet me akuza të reja për diskriminim
Facebook

SHBA- Rrjeti social 'Facebook" po përballet me katër ankesa të reja nga grupet e të drejtave të njeriut në Europë. CNN raporton se pretendohet se algoritmi që përdor për të synuar përdoruesit me reklamat e punës së kompanive është diskriminues, vite pasi kompania u zotua për herë të parë të godasë këtë çështje në rajone të tjera.

Akuzat bazohen në një hulumtim nga jofitimprurës ndërkombëtar Global Witness që thotë se tregon se platforma e reklamave të Facebook shpesh synon përdoruesit me postime pune të bazuara në stereotipe historike gjinore.

“Shqetësimi ynë është se Facebook po përkeqëson paragjykimet me të cilat jetojmë në shoqëri dhe në fakt po dëmton mundësitë për përparim dhe barazi në vendin e punës”, -tha për CNN Naomi Hirst.

Ankesat europiane pasqyrojnë gjithashtu një ankesë të paraqitur në Komisionin e SHBA-së për mundësi të barabarta për punësim në dhjetor nga organizata e grave të kamionëve "Real Women in Trucking", duke pretenduar se Facebook diskriminon në bazë të moshës dhe gjinisë kur vendos se cilët përdorues t'u shfaqin reklamat e punës. Meta nuk pranoi të komentonte për CNN në lidhje me ankesën e grave.

facebook

Sondazh

Poll