Bota

Osmani pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë: Grupet kriminale në veri të ballafaqohen me drejtësinë

Osmani vlerësoi bashkëpunimin me Gjermaninë.

12 Qershor 2023, 19:28 Nga f.i
Osmani pas takimit me ambasadorin e Gjermanisë: Grupet kriminale në
Jorn Rohde dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. 

Gjatë takimit Osmani theksoi se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.

Ndër të tjera, Osmani vlerësoi lartë bashkëpunimin me Gjermaninë.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll