Bota

Vdekja e Berlusconit, varroset të mërkurën, 3 ditë zie kombëtare

Ndërkohë që deri në funeralin, trupi i Silvio Berlusconit do të qëndrojë në Villa San Martino në Arcore. 

12 Qershor 2023, 18:27 Nga I.A
Vdekja e Berlusconit, varroset të mërkurën, 3 ditë zie
kortezhi

ITALI- Deri në ditën e funeralit shtetëror të Silvio Berlusconit që do të mbahet të mërkurën është shpallur ditë zie kombëtare. Urdhëri ka ardhur nga nënsekretari i Presidencës së Këshillit, Alfredo Mantovano.

Ndërkohë që deri në funeralin, trupi i Silvio Berlusconit do të qëndrojë në Villa San Martino në Arcore. Për arsye të rendit publik, hyrja do të rezervohet ekskluzivisht për anëtarët e ngushtë të familjes. 

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë. 

silvio berlusconi alfredo mantovano vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll