Bota

Nga nëna tek nipërit dhe mbesat/ Jeta familjare e Berlusconit

12 Qershor 2023, 18:33 Nga f.i

Nga nëna tek nipërit dhe mbesat/ Jeta familjare e Berlusconit

Silvio Berlusconi

ITALI- Silvio Berlusconi përveçse i njohur në fushën politike, ai njihej edhe për dashurinë ndaj grave dhe familjes së tij. Mediat italiane kujtojnë se në një intervistë për ditëlindjen e tij të tetëdhjetë, Berlusconi ishte shprehur se ndihej si "patriark".

Berlusconi kishte një marrëdhënie shumë të mirë me nënën e tij Rosa, e cila ishte ajo që qëndronte gjithmonë pranë tij dhe e këshillonte. Kur ajo u sëmur në vitin 2008, ai shkoi në apartamentin që i dha në Milano në viale San Gimignano, për të mos e lënë më vetëm.

Gratë dhe fëmijët

Në fakt Via San Gimignano është një vend i rëndësishëm në jetën e ish-kryeministrit. Në vitin 1964 ai u martua me Carla Dall'Oglio, një vajzë nga Moglia, në zonën e Mantuas, katër vjet më e vogël se ai. Dy vite më pas në erdhën në jetë dy fëmijët e parë, një prej të cilave Marina (e lindur Maria Elvira), sot presidente e Mondadorit dhe Fininvest, gjithmonë e gatshme për të mbrojtur të atin me dorë të hekurt, aq sa në disa raste u fol për hyrjen e saj në politikë.

Njëmbëdhjetë vjet më vonë, në vitin 1980, do të ndodhte takimi në teatrin Manzoni të pronës së tij me aktoren Veronica Lario, një dashuri me shikim të parë. Ai menjëherë e transferoi atë në via Rovani, atëherë në selinë operative të Fininvest. Në vitin 1984 lindi, Barbara, ku pak muaj më vonë, ish-kryeministri u divorcua nga gruaja e tij e parë, pa bujë. 

Në vitin 1986 erdhi në jetë Eleonora (e vetmja që nuk ulet në bordin e Fininvest) dhe dy vjet më vonë Luigi, i diplomuar në Bocconi dhe tani drejtor i vetëm i kompanisë B Cinque Srl dhe kryetar i bordit të Holding Italiana Quattordicesima SpA.  Më pas në vitin 1990 do të jetë martesa e radhës me Larion, ku në të njëjtin vit Pier Silvio u bë babai i Lucrezia Vittoria, e cila në vitin 2021 e bëri Berlusconin gjysh dhe stërgjysh. Ndërkohë fëmijët më të mëdhenj nisin rrugëtimin e tyre në bizneset familjare derisa arrijnë t'i drejtojnë. 

Vetëm pak muaj më vonë gruaja e ish-kryeministrit, Veronica Lario do të ndahet nga Berlusconi. Përsëri pas ndarjes Berlusconi nuk qëndron gjatë vetëm. Në Krishtlindje të vitit 2011 ai zyrtarizoi lidhjen e tij me 26-vjeçaren e atëhershme Francesca Pascale. Në vitin 2020, pas thashethemeve të vazhdueshme konfirmohet se ata nuk janë më çift. Në krah të presidentit vjen një tjetër bjonde, Marta Fascina, e lindur në vitin 1990, deputete që nga viti 2018, e cila i bashkohet familjes tashmë të zgjeruar të Berlusconit.

Nipërit dhe mbesat

Barbara ka pesë fëmijë (Alessandro dhe Edoardo nga Giorgio Valaguzza; Leone, Francesco Amos dhe Ettore Quinto me Lorenzo Guerrierin, u njohën pas lidhjes me futbollistin Alexandre Pato). Eleonora tre (Riccardo, Flora dhe Artemisia), Luigi dy, Emanuele Silvio dhe Tommaso Fabio të lindur vitin e kaluar. 

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll