Bota

Vdekja e ish-kryeministrit, Berlusconi, Meloni anulon angazhimet në rendin e ditës

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano.

12 Qershor 2023, 12:48 Nga a.l
Vdekja e ish-kryeministrit, Berlusconi, Meloni anulon angazhimet në rendin
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, pasi mori vesh lajmin për vdekjen e ish-presidentit Silvio Berlusconi, anuloi të gjitha emërimet institucionale në rendin e ditës, shkruajnë mediat italiane. 

 Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Lajmi u konfirmua në pak minuta dhe tashmë po bën xhiron e botës, madje edhe gazetat e huaja kanë vendosur ngjarjen në faqe të parë. 

Vdekja e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi 

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si 'Kavalieri' ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Ai ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.   

vdes silvio berlusconi

Sondazh

Poll